Vlorë, kapet i riu i dënuar me 30 vite burg në Itali.

Nga Dinejda
Shkruar ne 04 Pri 2012 ora 10:25am

Vlorë – Një 25-vjeçar i kërkuar nga Interpol Italia u arrestua nga policia e Vlorës.Operacioni i koduar “Arrezo” u arrestua shtetasi Erion Canaliaj, 25-vjeç, lindur në fshatin Sevaster e banues në Vlorë.Ky shtetas është shpallur në kërkim nga INTERPOL Roma pasi më datë 19.10.2010 në Arrezo, Itali në bashkëpunim me një shtetas tjetër Arbër Hoxha,  i arrestuar dhe i gjykuar nga autoritetet italiane, ka vrarë me armë të ftohtë (thikë) një shtetas rumun, dhe ka tentuar të vrasë një tjetër. Gjithashtu ky shtetas ka kryer edhe vepra të tjera penale në territorin italian si “Grabitje” dhe “Posedimi i paligjshëm të armëve të zjarrit”, vepra për të cilat është dënuar me 30 vjet burg nga Gjykata e Arrezos Itali.Pas këtij vendimi, është lëshuar një urdhër ndërkombëtar ndalimi për veprat penale të mësipërme. Kapja e këtij shtetasi u krye nga Sektori i Operacioneve Speciale dhe Sektori Kundër Krimeve të Rënda të Drejtorisë Policisë Qarku Vlorë në zonën e Skelës pas marrjes së informacioneve mbi vendndodhjen e tij. Ky shtetas pritet t’i nënshtrohet procedurave ligjore për ekstradimin e tij në Itali.