Vlorë, kapet një shtetas, tentoi të vriste 35-vjeçarin.

Nga Dinejda
Shkruar ne 23 Mar 2012 ora 11:33am

Vlorë – Një shtetas u arrestua nga policia e Vlorës dhe një tjetër u shpall në kërkim pasi tentuan të vrasin një 35-vjeçar pas një konflikti për motive pronësie.Në pranga përfundoi shtetasi Adion Hanxhari, 22-vjeç, teksa u shpall në kërkim N.F, 34-vjeç.Policia sqaroi se këta shtetas në vendin e quajtur “Aksonistja” pas një konflikti për motive pronësie kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin A. S., 35-vjeç, banues në Vlorë dhe janë larguar menjëherë.Në sajë të punës së bërë nga Strukturat Kundër Krimeve të Rënda është bërë i mundur identifikimi i të dy autorëve të dyshuar dhe pak më vonë kapja e njërit prej tyre. Menjëherë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Adion Hanxhari dhe po punohet për kapjen e bashkautorit tjetër të këtij rasti.