Vlorë, kreu i bashkisë heq foton e Presidentit nga zyra.

Nga Dinejda
Shkruar ne 11 Maj 2012 ora 12:15pm

TIRANË-Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka hequr nga zyra foton e Presidentit të Republikës. Fakti u bë i ditur gjatë vizitës së ambasadorit të OSBE, Eugen Wollfarth ne Vlore tek Bashkia e ketij qyteti.
Gjate vizites u vu re se në vend të fotos së Topit në mur ndodhet fotoja e Ismail Qemalit.

“Kam vendosur foton e Ismail Qemalit, babit të kombit”, tha Gjika që duke u fokusuar tek aktivitetet për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë drejtoi ankesën se, qeveria nuk ka kontribuar ende për Vlorën.