VLORË, OPERACION PËR SHKATËRRIMIN E NJË BANDE

Nga Dorjan
Shkruar ne 10 Pri 2012 ora 8:06pm

Një operacion i gjerë me pjesëmarrjen e rreth 130 forca të drejtorisë së Policisë, të RENEA-s dhe Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë vepruar në të gjithë qytetin e Vlorës me qëllim shkatërrimin e një bande të rrezikshme që kryente vjedhje të ndryshme.

Operacioni është në zhvillim e sipër dhe drejtohet nga Tan Çuku, drejtor i policisë qarku Vlorë. Po kontrollohen shumë banesa për të bërë të mundur realizimin me sukses të operacionit.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare lidhur me numrin e personave të shoqëruar.