Vlorë, plagosen në aksident 4 maturantë

Nga Dinejda
Shkruar ne 18 Maj 2012 ora 5:30pm

VLORË- Katër të rinj kanë mbetur të plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur sot rreth orës 13:00 në Radhimë të Vlorës.

Maturantët udhëtonin me mjetin tip fuoristradë AA 258, ndërsa në ecje e sipër mjeti ka goditur traversën e rrugës.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe emrat e të plagosurve. Policia e mbërritur në vendngjarje nis hetime