Vlorë, policia parandalon një grabitje, në pranga 2 vëllezër

Nga Dorjan
Shkruar ne 01 Pri 2012 ora 4:53pm

VLORE - Policia e Vlorës vuri në pranga dy vëllezër, të cilët dyshohet se kishin planifikuar të grabisnin një qendër tregtare, në qytetin bregdetar.
Mësohet se të arrestuarit janë Oni dhe Neli Hysaj, banues të lagjes ’24 maji’ në Vlorë.

Sipas policisë, dy vëllezërit prej disa ditësh kishin nisur vëzhgimin e terrenit, duke përqendruar vëmendjen tek sistemi i sigurisë dhe lëvizja e parave në qendrën tregtare, me qëllim grabitjen e saj.

Kanë qenë informacionet në rrugë operative të cilat sinjalizuan planin e dy vellezërve Hysja, teksa njëri prej tyre, konkretisht Neli Hysaj, ka rezultuar me precedent penalë në Itali.

Në cilësinë e provës materiale, policia u ka sekuestruar vëllezërve edhe armë zjarri dhe fishekë.