VLORË, SEKUESTROHEN 191 KG KANABIS, 2 NË PRANGA

Nga Dorjan
Shkruar ne 18 Mar 2012 ora 1:22pm

Dy të arrestuar dhe 191 kg kanabis sativa është bilanci i një aksioni të policisë së Vlorës.

Sipas policisë, sekuestrimi i kanabisit është bërë në fshatin Gjorm. Dy personat e arrestuar janë shtetasit; Demir Selamaj dhe Ridvan Çobaj.

Droga e sekuestruar ishte e shpërndarë në 21 thasë. Ende nuk ka informacione nëse droga kishte një destinacion të përcaktuar.