Vlorë, shkoi në polici për të denoncuar, arrestohet vetë për mashtrim

Nga Dinejda
Shkruar ne 31 Maj 2012 ora 6:26pm

VLORË- Shkon në polici për të denoncuar se ishte grabitur, por ka përfunduar në pranga për disa akuza. 56-vjecari Kudret Kopo është arrestuar nga policia e Vlorës për veprat penale “Mashtrim dhe Përvetsimi i titujve dhe detyrave shtetërore” si dhe dhe “Kallëzim i rremë”.

Gjithcka u zbulua pas kallëzimit që vetë 56-vjecari bëri në policinë e Vlorës, duke u paraqitur si inspektor i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pretendim për të cilin dispononte një dokument, dhe ishte grabitur me dhune nga dy persona, të cilët kishin futur në një shtëpi ku i kishin marrë të gjitha paratë që kishte me vete. 

Pas hetimeve lidhur me këtë kallëzim, policia zbuloi se Kudret Kopo, ish-inspektor në Këshillin e Lartë të Drejtësisë ka bërë kallëzim të rremë, duke përvetsuar titullin me qëllim mashtrimin e shtetasit D. Z., të cilit i ka premtuar se me njohjet që kishte do ti mbyllte një cështje penale në këmbim të shumës prej 5 mijë euro.