Vlorë, tentojnë të zbërthejnë predhën, plagoset 30-vjecari

Nga Dorjan
Shkruar ne 28 Pri 2012 ora 6:50pm

VLORË- Tenton të zbërthejë predhën për ta shitur me pas për skrap, plagoset 30-vjecari në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në një banesë në lagjen ‘Isa Boletini’, kur Florian Kamberaj dhe Renato Cenko po zbërthenin predhën që e kishin marrë në ishullin e Sazanit.

Sipas policisë dy të rinjtë bënin vazhdimisht zhytje në zonë dhe pasi kanë gjetur predhën kanë menduar të shesin materialin e saj për skrap. Por, gjatë tentativës për c’montimin e saj, predha ka shpërthyer duke plagosur 30-vjecarin Florian Kamberaj, i cili është jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Vlorës. NEWS24 dhe Gazeta Shqiptare 3 vjet më parë denoncuan 2 vendodhjet e predhave në zonën e Vlorës, ku merreshin vazhdimisht predha, pranë Kalasë në Vlorë si dhe Ishullin e Sazanit