VLORË, TUNELI I UJIT TË FTOHTË, GATI ME 1 QERSHOR

Nga Dorjan
Shkruar ne 03 Pri 2012 ora 6:45pm

Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi  ka inspektuar punimet që po kryhen në tunelin e ujit të ftohët. Olldashi u shpreh se tuneli do jetë në eficencë për të gjithë turistët dhe qytetarët prej datës 1 qershor.

“Ky projekt nuk është shumë i madh por është shumë i rëndësishëm për qytetin e Vlorës dhe po ashtu për turistët pasi do të eliminojë problemet e trafikut në këtë zonë”, tha ministri i Transportit.

Aktualisht janë hasur probleme në katër metrat e fundit të këtij tuneli pasi ka vështirësi për sa i përket gërmimeve bëjnë të ditur burime nga drejtues të projektit

Olldashi ndër të tjera u shpreh se një projekt shumë i rëndësishëm për Vlorën do të marrë jetë shumë shpejt dhe ai është By-Pass i miratuar pak kohë më parë e cila do të lidhë qytetin me Radhimën e dhe do të kalojë nga kodrat e Kaninës. Një tjetër projekt, i cili do të marrë zgjidhje shumë shpejt sipas Olldashit është edhe ndërtimi i nyjës që lidh autostradën Levan –Vlorë me rrugën Transballkanike gjë e cila do të ndikojë pozitivisht në qarkullimin e automjeteve.