Voskopojë, vidhet kambanerja 300 vjecare e Shën Mërisë

Nga Dinejda
Shkruar ne 25 Maj 2012 ora 4:51pm

VOSKOPOJË- Është grabitur gjatë natës kambanerja 300 vjecare e Kishës të Shën Mërisë në Voskopojë. Sipas policisë lokale persona ende të paidentifikuar kanë arritur të vjedhin, këtë objekt i cila mbart vlera të mëdha kulturore dhe historike.

Në fakt kisha e Shën Mërisë, një monument kulture i kategosisë së parë ishte në fazë restaurimi, dhe sipas policisë, autorët e grabitjes janë ndihmuar edhe nga mungesa e rojes pranë kishës. Ky nuk është rasti i parë që kjo kishe bie pre e grabitësve, vetëm dy vjet më parë persona të paidentifikuar kanë vjedhur një pjesë te ikonostasit te kishës, e cila daton ne vitet 1700.