Vrasja e Fugës, hetim armiqve të Emiljano Shullazit

Nga Dorjan
Shkruar ne 22 Mar 2012 ora 4:41pm

TIRANË- Edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë nga vrasja misterioze e Arlind Fugës, Policia e Tiranës
ende nuk ka asnjë të dhënë konkrete që mund ta çojë në identifikimin e autorëve të krimit. Një numër i madh personash janë marrë në pyetje gjatë gjithë ditës së djeshme, por dëshmitë e tyre e kanë ndihmuar pak, për mos të thënë fare grupin hetimor.

Edhe pse jo zyrtarisht, mësohet se një ndër pistat kryesore ku janë shtrirë hetimet për ekzekutimin e 34-vjeçarit Fuga, është ajo e miqësisë së tij me Emiljano Shullazin, i njohur si një ndër personazhet më problematikë në kryeqytet për sa i përket aktivitetit kriminal. Dyshohet se vrasja e Fugës mund të jetë kryer nga rivalët e Shullazit, të cilët në pamundësi për të sulmuar vetë Shullazin kanë zgjedhur të hakmerren duke vrarë miqtë e tij. Por më shumë, ngjarja e dy ditëve më parë shihet si një rikthim i konflikteve mes bandave rivale në kryeqytet, të cilat vetëm gjatë vitit të fundit kanë prodhuar 3 vrasje.