Vritet 23-vjecari ne Korce,5 ne pranga

Nga Dorjan
Shkruar ne 15 Mar 2012 ora 2:43pm

KORÇE- Shkon në 5 numri i të arrestuarve të akuzuar për vrasjen e Oligert Krekës, i cili u plagos të martën nga disa të rinj gjatë festimeve të natës së Verës në fshatin Barçë të Korcës. 23 vjeçari ndërroi jetë në spitalin ushtarak.

Mëngjesin e sotëm, policia e Korçes arrestoi Aldi Nazifni, ndërsa dje në pranga ishte vënë dhe Emiljano Nazifi 25 vjeç, I dyshuari si autori kryesor i ngjarjes. Ndërsa rreth orës 12.00 janë arrestuar edhe 3 të rinj të tjerë.

Sipas policisë Oligert Kreka kishte shkuar mysafir te një shok i tij, Sajmir Yzeiri në fshatin Barç të Korçës për Ditën e Verës, por duket se vizita nuk ka shkuar mirë për 23 vjeçarin i cili është rrahur nga i zoti i shtëpisë dhe miqtë e tij. Edhe Sajmir Yzeiri është plagosur por është jashtë rrezikut për jetë.

Shkak për vdekjen e 23-vjecarit kanë qenë plagët e shumta të pësuara në pjesën e kokës, si pasojë e goditjes me mjete të forta dhe të mprehta. Policia ka shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë me inicialet G.K 22 vjeç, J.K 22 vjeç, që të katër nga fshati Barç.