VRITET NJË 25 VJEÇAR NË VLORË

Nga Dorjan
Shkruar ne 17 Mar 2012 ora 11:41pm

 

Një i ri 25 vjeçar ka gjetur vdekjen në Vlorë si pasojë e plumbave të marrë ndërsa gjendej brenda në automjetin e tij. Mësohet se viktima është Fatjon Bani. Ai u qëllua me tre plumba. Bani u dërgua me shpejtësi në spitalin e Vlorës, por ka rezistuar shumë pak, duke ndërruar jetë disa minuta më vonë.

Policia bëri të ditur se ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe se ka nisur ndjekjen ndaj tij. Ende janë të paqarta shkaqet e ngjarjes.