Xhemi Shehu u bë nënë dje në dreke

Nga Sage
Shkruar ne 30 Maj 2011 ora 6:06pm

Xhemi lindi në Tiranë një foshnjë të seksit mashkull, i cili mësohet se do të quhet Martin. Visi, i ati i Martinit e njëkohësisht partneri i jetës së Xhemit, i ka qëndruar gjatë gjithë kohës pranë nënës së re. Urimet e para ajo dhe babai i fëmijës i kanë marrë nga familjarët. Nuk dihet tani se si do të ndryshojë jeta e Xhemit në lidhje me ekranin dhe angazhimet profesionale të saj, por një gjë është e sigurt: ajo vajzë ose i shpejton me qëllim etapat e jetës së saj, ose vërtet është me fat që jeton një jetë kaq intensive. Jetë të gjatë Martinit!