YAHOO! PRITET TË SHKURTOJË RRETH 2.000 PUNËTORË

Nga Dorjan
Shkruar ne 04 Apr 2012 ora 6:36pm

 

Kompania amerikane, Yahoo!, pritet që së shpejti të ketë në gjirin e saj 2.000 punëtorë më pak. Paralajmërimi për shkurtime u bë publik këtë të mërkurë, ndërsa rreth 2,000 vende pune pritet të shkurtohen për të ndërtuar një kompani “më të vogël dhe më fitimprurëse” si dhe për të zvogëluar shpenzimet.

“Po intensifikojmë përpjekjet tona në biznes dhe në rivendosjen e burimeve tona për nevojat më urgjente. Synimi ynë është që t’i kthehemi qëllimit tonë parësor – t’i vëmë përdoruesit dhe reklamuesit në radhë të parë – dhe po lëvizim në mënyrë më agresive drejt këtij synimi”, citohet të ketë thënë Skot Tompson, shef ekzekutiv i Yahoo!.