Zbulim i ri mbi celulitin!

Nga Dinejda
Shkruar ne 21 Maj 2012 ora 3:55pm

Celuliti është armiku numër 1 i femrave, si dhe sakrifica e madhe që ata bëjnë në tryezë, lodhja në dieta pafund dhe sforcoja pafund në palestër. Por, tashmë ka një zgjidhje, pasi mjekët italianë kanë gjetur shkakun dhe kurën që duhet për të shpëtuar nga celuliti.

Lajmi, i cili u bë publik në konventën kombëtare të Shoqërisë italiane të Mjekësisë estetike të mbajtur në Romë, do të ndryshojë edhe strategjitë e kurimit. Sipas mjekëve italian shkaku i celulitit nuk është mos furnimizi i sistemit venoz, sic ishte konsideruar deri më tani por shkak kryesor janë indet dhjamore.

“Deri tani kemi konsideruar mungesën e furnizimit venoz si shkak kryesor, por shumë studime të reja italiane dhe ndërkombëtare tregojnë se shkaku janë indet dhjamore, të cilat veprojnë si një organ endokrin, për të irrituar indet duke shkaktuar transformimin e lëkurës si një lëvore portokalli”, thotë Emanuele Bartoletti, sekretar i Shoqërisë italiane të Mjekësisë estetike.

Dieta kryesore për të eliminuar celulitin është se duhet të djekim rregullin e artë, mëngjes si i pasur dhe drekë-darkë si i varfër. Cështja kryesore është ushqyerja me perime, fruta dhe produkte bishtajore duke vendosur në balancë, 60% produkte të sipërpërmendura dhe 40% produkte me bazë mishin dhe karbohidratet. Ndërkohë, uji është i domosdoshëm, rekomandohet të përdoret 1 deri në 2 litra ujë, që të mbajë trupin e hidratuar.