Zbulohet gjeni nga i cili gripi mund të jetë vdekjeprurës.

Nga Dinejda
Shkruar ne 29 Mar 2012 ora 11:28am

Shkencëtarët e kanë zbuluar gjenin nga i cili njerëzit sëmuren rëndë apo vdesin nga virusi i gripit, përderisa disa të tjerë e kalojnë me pak dhembje, kollë dhe teshtitje.

Hulumtuesit amerikanë dhe ata britanikë në revistën “Nature” kanë theksuar se e kanë identifikuar gjenin njerëzor, i cili e përcakton mënyrën, në të cilën do të ndikojë ndaj gripit.

Ky zbulim mund të tregojë se si pandemia e virusit H1N1 gjatë vitit 2009 dhe 2010 te shumica e njerëzve ka shkaktuar simptoma të ndryshme, përderisa personat e rinj, kryesisht të shëndoshë, kishin vdekur. Zbulimi i ri gjenetik do të mund t’u ndihmonte mjekëve që në të ardhmen t’i zbulojnë pacientët te të cilët gripi mund të shkaktojë simptoma të rënda, në mënyrë që ata të vaksinohen dhe të shërohen prej epidemive të ndryshme.

Po ashtu, ky zbulim natyrisht se do të mund të ndihmonte në zhvillimin e ilaçeve të reja dhe vaksinave të ndryshme. Pol Kellëm, nga instituti britanik “Sanger”, i cili njëherësh ishte edhe autor i studimit, tha se gjeni IFITM3 është “linja e parë e mbrojtjes” nga gripi.