Zbulohet ilaçi që shmang dehjen

Nga Dinejda
Shkruar ne 15 Maj 2012 ora 6:43pm

SHBA – Të konsumosh shumë alkool, pa pasoja të pakëndshme duket e pamundur. Por kërkuesit amerikanë mendojnë se një gjë e tillë mund të arrihet. Ata janë duke testuar një ilaç që mund të shmangë dehjen.

Ilaçi që është quajtur iomazenil, duhet të pihet përpara se të konsumohet alkooli. Sipas studiuesve, ky ilaç mund të eliminojë të gjitha efektet që alkooli sjell në trurin e njeriut. Kështu nuk do të keni më marrje mendsh, humbje ekuilibri apo të qeshura pa kontroll, pavarësisht sasisë së madhe të alkoolit që konsumoni.

Por iomazenil nuk është thjesht një pilulë që ju lejon të pini më shumë, pasi studiuesit presin që ky ilaç të bëjë që njerëzit të mos dehen asnjëherë.

Ilaçi është ende në një fazë eksperimentale, por testimet e tij të para kanë dhënë rezultate inkurajuese.