Zënkë Klaudja-Erion

Nga Dinejda
Shkruar ne 12 Mar 2012 ora 1:46pm

Teksa të gjithë banorët janë duke bërë punët e shtëpisë, Klaudja dhe Erioni kanë marrë pak pushim. Teksa bisedojnë, ndër të tjera, Klaudja i thotë Erionit të jetë më i kujdesshëm, e të mos lërë asgjë të tijën pa e vënë në vend. Ajo shton se nëse nuk e bën Erioni, tani e tutje, do t’i bëjë ajo punët për të dy. Erioni përgjigjet se nuk lë asgjë që i takon atij pa bërë, por Klaudja reagon në moment duke i thënë: “Mbylle gojën”.

Erioni bëhet me nerva dhe i përgjigjet: “Mos më thuaj më mbylle gojën, se nuk të duroj”. Klaudja shprehet se nuk e kupton përse Erioni kërkon të debatojë në këtë moment, e i thotë të bëjë ç’të dojë me gjërat që i përkasin atij. Erioni vazhdon përsëri të jetë i acaruar e i thotë: “Me kë flet në atë mënyrë?”. Klaudja qëndron pa kthyer përgjigje dhe Erioni shton se ai nuk i ka folur asnjëherë me atë ton.

Klaudja largohet nga Erionit e mërzitur e Arbri kërkon të flasë me Erionin, por ky i fundit i thotë se i dhemb koka e nuk do të flasë. Elvisi afrohet pranë tyre e shprehet se banorët në përgjithësi duhet të jenë më aktiv, e më të organizuar. Ai shton se mbrëmë ka menduar se në realizimin e provës, banorët do të sfidonin njëri-tjetrin se kush do të rrinte më gjatë, por në të vërtetë ata janë dorëzuar që në momentet e para.

Arbri shprehet në prani të Erionit se ky i fundit ka qenë shumë mirë pa ardhur Klaudja në shtëpi, ka qenë e mundur të bisedoje me të, ndërsa tani ai ka ndryshuar. Arbri thotë: “Dua t’a shikoj Erionin, pa Klaudjën”. Erioni përgjigjet se Klaudja nuk influencon tek ai në lidhje me mardhëniet e tij me banorët.