Zhdukja e 30-vjeçarit, e dashura algjeriane: Ja telefonata e fundit me Armandon.

Nga Dinejda
Shkruar ne 07 Maj 2012 ora 11:39am

KORCE - Me Armandon ishim grindur dhe kishim një ditë pa folur. Prisja telefonatën e tij për të më kërkuar falje, pasi kështu bënte gjithnjë. Por, ai nuk mori. Në fakt telefonata erdhi më datë 2 maj. Thjesht ra telefoni, pasi nuk më ktheu njeri përgjigje. Fillimisht kujtova se Mandi po bënte shaka, por më pas dëgjova vetëm zhurmë”. Kështu ka deklaruar dje për grupin hetimor e dashura algjeriane e Armando Abdullait, i cili që prej 7 ditësh rezulton i zhdukur.

Ngjarja ka alarmuar policinë e Korçës, e cila po heton intensivisht për zbar-dhjen e plotë të ngjarjes. Në kuadër të hetimeve që po bëhen rreth zhdukjes së 30-vjeçarit, i njohur si person që jepte shuma parash me fajde pas kthimit nga emigracioni, efektivat blu kanë shoqëruar gjatë 24 orëve të fundit 20 persona. 

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Korçës, bëjnë me dije se personat e shoqëruar janë të afërm të Abdullait, si dhe persona që i kishin borxhe atij. Mësohet se këta persona janë shoqëruar për të dhënë dëshmi që ndihmojnë dhe mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes. Mësohet se në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës janë marrë sërish në pyetje pjesëtarë të familjes Abdullai. Ndërsa, mëngjesin e djeshëm, ekspertët e çështjes i kanë telefonuar të dashurës së 30-vjeçarit, që jeton në Greqi. “Gazeta Shqiptare” ka mundur të zbardhë dëshminë e saj dhënë policisë së Korçës. “Unë dhe Armandi shkonim shumë mirë. Ziheshim ndonjëherë si gjithë çiftet e tjera, por ishim të lumtur. U njoha me të para 4 vitesh kur isha me pushime në Greqi. Nuk di ç’të them. Kishim një ditë që nuk kishim folur, pasi ishim grindur dhe prisja telefonatën e tij për të më kërkuar falje”,- është shprehur algjeriania.

Ndërkaq, ajo ka deklaruar se telefonatën që priste e ka marrë më 2 maj. “Ishte mëngjes. E hapa dhe i fola Mandit, por nuk më ktheu njeri përgjigje. Fillimisht kujtova për ndonjë shaka të tij, por më pas dëgjoja vetëm zhurmë. Askush nuk më përgjigjej, ndoshta edhe nga fakti se unë flisja në gjuhën time. Për diçka jam e sigurt, ai nuk ishte Armandi. E mbylla dhe i rashë vetë telefonit, por numri më doli i mbyllur. U shqetësova shumë, ndaj mora të afërmit e tij. E dija që Mandi jepte lekë me fajde, por ishte njeri korrekt, i sjellshëm dhe nuk ngatërrohej me të tjerët