Zjarr në Gjorgoz të Fierit, digjen rreth 12 ha me pisha

Nga Dorjan
Shkruar ne 04 Maj 2012 ora 8:22pm

FIER - Rreth 12 hektarë me pisha shumëvjeçare e ullinj janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme, në fshatin Gjorgoz të komunës Cakran, në Fier.

Përhapja e flakëve u favorizua nga era e fortë, duke bërë që zjarri të merrte përmasa të mëdha.

Terreni i vështirë ka bërë të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse, çka ka bërë që efektivët e ardhur nga Patosi e Fieri të neutralizonin flakët pas rreth 3 orë e gjysmë, duke shmangur edhe rrezikun për disa banesa që ndodheshin aty pranë.

Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, për të hapur kullota të reja në zonë.