Zjarri në Mirditë dhe Lezhë, e pamundur ndërhyrja e zjarrfikëses.

Nga Dinejda
Shkruar ne 27 Mar 2012 ora 11:45am

MIRDITË- LEZHË- Vijon ende vatra e zjarrit në Mirditë, konkretisht në Qafq Mollë dhe në fshatin Fang. Sipas drejtuesve lokalë flakët kanë intensitet të ulët dhe pa rrezik për banesat, ndërsa ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit.

Ndërkaq një vatër zjarri ka shkaktuar panik për banorët në Komunën Ungrej. Flakët u janë afruar banesave deri në distancën 100 metër, ndërkohë që banorët kanë ndërhyrë me mjete rrethanore për të shmangur perfshirjen e shtëpive të tyre nga zjarri.
Ende nuk dohen shkaqet e zjarrit, ndërkohë policia ka nisur hetimet.